Milani në takim me agjentin shqiptar, 2 emra në tavolinë

9 Korrik 2020
16:41
Eraldo Harlicaj
back button

Milani ka takuar agentin Fali Ramadani për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare për Ante Rebic. Futbollisti është i huazuar nga Eintracht Frankfurt, ndërsa italianët u dhanë Andre Silvën.

Drejtuesit e “Djallit” janë bindur nga cilësitë e futbollstit dhe duan me patjetër që të firmosin me të. Marrëveshja mes palëve ishte për një huazim 2-vjeçar, por situata ka ndryshuar tashmë dhe gjasat janë që të kthehet në një firmë përfundimtare.

Milani ka biseduar me agjentin Ramadani dhe për mundësinë e transferimit të Luca Jovic. Sulmuesi i Real Madridit ka zhgënjyer që pas transferimit të tij nga Frankfurti drejt Los Blancos. Gjasat janë që 22-vjeçari të ndryshojë sërish ambient, sepse në Bernabeu ka dështuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit