MILANI NIS ZYRTARISHT SEZONIN: prezantohet fanela e kampionëve, shfaqet blerja e re, por Maldini jep një porosi (PAMJET)

4 Korrik 2022
11:42
Telesport
back button

Milani rifillon pergatitjet per sezonin e ri, 2022-2023. Pasi ka zbuluar fanelen e re “home kit”, ate te PUMA-s me tringjyreshin. Kampionët e Italisë nisin përgatitjet për sezonin e ri nga sot, ditën e parë të shkollës për djemtë e Piolit.

Pas një rrugëtimi të pabesueshëm, i cili përfundoi me fitoren e Scudetto-s së 19-të, kuqezinjtë u mblodhen ne Milanello perpara tifozerise se tyre. Ne kete grumbullim qe eshte ende i reduktuar dhe pritet te jete i plote pas 10 ditesh, këto janë lojtaret e pranishem: Jungdal, Tatarusanu, Mirante, Coubis, Bartesaghi, Gabbia, Incorvaia, Michelis, Nsiala, Stanga, Kjaer, Caldara, Pobega, Brescianini, Adli, Eletu, Bakayoko, Gala, Castillejo, Diaz, El Hilali , Maldini, Rebic, Roback, Traorè.

Kuriozitet per te pare si Yacine Adli qe vjen nga Bordeaux pas huazimit 1 sezon aty dhe Tommaso Pobega pas huazimit te Torino. Sakaq, neser do te bashkohen si Origi ashtu edhe Giroud.

I intervistuar për MilanTv, Paolo Maldini foli me rastin e grumbullimit së sezonit të ri: “Tani fillojmë sërish, pushimet janë të merituara. Sezoni ishte fantastik. Kemi ende jehonën e sezonit të kaluar, por duhet të kujtojmë se si arritëm te kjo fitore. Tani duhet të kthejmë faqen”.

Për sezonin e ri: “E përsëris, duhet të kujtojmë se si arritëm atje dhe të harrojmë atë që ndodhi pas Sassuolo-s. Vitin e kaluar ai çimentoi grupin, por ne fillojmë përsëri. Çdo vit është ndryshe”.

Për grumbullimin: “Ne jemi gjithmonë me grup të reduktuar, por nga datat 15-16 korrik do t’i kemi të gjithë në dispozicion. Ka pak nga ajo frymë ekipore pasi shumë nuk njihen, por nga nesër do të jetë rutinë, por edhe dite e veçantë”.

Për sezonin e ndarë nga Kupa e Botës: “Duhet të mësohemi. Jemi mësuar me Covid-in, me pezullimet, me ndeshjet pa tifozë. Duhet të mësohemi, do të jetë një sezon totalisht i ndarë në dysh” .

Për objektivat: “Ekziston përgatitja, ideja e objektivave të caktuara, menaxhimi i grupit”, mbylli legjenda e Milanit, Maldini, qe ka qene sot ne grumbullim bashke me Massara dhe Gazidis.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit