“Milani nuk bëri asgjë, ia dhuruam”, trajneri i Romës kapet edhe me kalendarin

28 Qershor 2020
20:06
Telesport
back button

Trajneri i Roma-s, Fonseca, pas humbjes në “San Siro” ndaj Milanit beson se ishte ekipi i tij ai që fali 3 pikët dhe jo merita kuqezi.

“Zhvilluam një ndeshje të mirë në pjesën e parë, një lojë të ekuilibruar, e kontrolluam. Në pjesën e dytë pas dhjetë minutash Milani shtyu më lart pa krijuar mundësi, por bëmë të njëjtin gabim si me Sampdorian, duke i dhuruar golin!”.

Roma, Fonseca: 'Il Milan non ha creato quasi nulla: abbiamo ...

“Aty u bë e vështirë dhe Milani ishte më i freskët. Bënë më mirë, sigurisht, por pa krijuar shanse të mëdha shënimi. Ia dhamë ne këto mundësi. Duhet të punojmë më shumë”.

“Në pjesën e dytë Milani nuk krijoi situata, ne pothuajse gjithmonë kontrolluam. Ata kishin gati shtatë ditë për të përgatitur ndeshjen dhe janë të përballjen e tretë, kurse ne ende te e dyta. Fizikisht nuk ishte e lehtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit