Milani nuk heq dorë, por i duhen 70 milionë euro për yllin e Evertonit

18 Mars 2019
9:21
Alfred Lleshi
back button

Richarlison i Evertonit është një emër mjaft i vlerësuar nga drejtori i Milanit, Leonardo. Sulmuesi në fjalë u ble nga klubi anglez për 40 milionë euro, një vit më parë, nga Watford dhe kuqezinjtë e kanë ndjekur për një kohë të gjatë. 

Dy vite më parë ishte afër një lëvizjeje nga Fluminense në Milano, por menaxhmenti i mëparshëm i klubit kuqezi nuk arriti ta përfundonte marrëveshjen. Kësaj piste ka shumë të ngjarë që Leonardo t’i kthehet merkaton e kësaj vere, njofton “Calcio Mercato”.

Në këtë periudhë, agjenti i Richarlison e ka informuar Milanin për situatën dhe vullnetin e Evertonit për të mos e shitur brazilianin, sepse e konsideron atë të paprekshëm. Sidoqoftë, ka lënë edhe një dritare hapur. Blerja e tij do të ishte e mundur vetëm në rast të një oferte 65-70 milionë euro.

Çmimi i lojtarit u rrit edhe për shkak të thirrjes në “Selecao”, me trajnerin Tite, që e sheh lojtarin si pjesë themelore të Brazilit të tij. Kjo është arsyeja pse kartat në tryezë kanë ndryshuar dhe, pas takimit të fundit mes menaxherit të lojtarit dhe Evertonit, marrëveshja është më e komplikuar se kurrë. Richarlison ka shënuar 12 gola në 29 ndeshje të Premier League për Everton, këtë sezon. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit