Milani nuk kursehet për Leao, rinovim me gati trefishim të pagës

19 Nëntor 2021
9:59
Alfred Lleshi
back button

Rafael Leao është pranë rinovimit me Milanin. Për sulmuesin, që i skadon kontrata aktuale më 30 qershor 2024, është planifikuar zgjatje e saj deri në vitin 2026. Burime nga kampi kuqezi flasin për një pagë që do të shkonte nga 1.4 milionë eurot aktuale në rreth 4 milionë.

Ndërkohë, Mino Raiola nuk shkoi shumë larg, pas takimit me Milanin, për të folur mbi rinovimin e Romagnoli: “Ishte një takim i sjellshëm dhe i qetë, por nuk po zbuloj asgjë nga negociatat. Ne po flasim, le të shohim. A dëshiron dhe mund të qëndrojë? Ai dëshiron dhe mundet, gjithçka është e mundur. Të flasësh për para është e paturpshme, unë negocioj me klubin. Ibra? Çdo gjë është e mundur, edhe rinovimi me Milanin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit