“Milani nuk po e ndihmon Piatek”

19 Nëntor 2019
17:52
back button

Njeriu që ka ndihmuar në sjelljen e Piatek në Itali pretendon se situata aktuale e Milanit nuk po e ndihmon aspak sulmuesin jashtë forme.

Në fillim u duk sikur Milanit i kishte rënë bingo kur Piatek u transferua nga Genoa për 35 milionë euro teksa polaku shënoi 11 gola në 21 ndeshje.

Megjithatë, këtë sezon ai ka shënuar vetëm tre gola dhe Giorgio Perinetti, ish-drejtori sportiv i Genoa-s, mendon se Djalli është fajtor në këtë situatë.

“Piatek ka vullnet dhe vendosmëri. Ai kishte një impakt të madh te Milani, por ulje-ngritjet e klubit nuk e kanë ndihmuar.

Ai është një lojtar që duhet të mësohet me konceptin e lojës së ekipit, megjithëse është një finalizues i lindur.

“As situata e Milanit nuk po e ndihmon, por një sulmues mund t’i zgjidhë shumë shpejt fund problemeve të tij, ai thjesht duhet të fillojë të shënojë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit