Milani “bashkohet” me futbollistin e fundit pas pandemisë, braziliani i harruar shfaqet me look ndryshe

29 Maj 2020
16:39
Telesport
back button

I fundit i Mohikanëve! Franck Kessie, më në fund, pas plot 3 muajsh është kthyer të stërvitet në Milanelo. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ishte i fundit që u kthye në Itali dhe u bashkua me kuqezinjtë, por në sajë të procedurës dhe protokollit sanitar të udhëzuar nga qeveria dhe federata, qëndroi i izoluar.

Mesfushori kuqezi ka kryer dy tamponë në hark kohor të ndryshëm dhe pasi dy herë ka marrë përgjigje negative, më në fund është prezantuar pas karantinës në qendrën stërvitore duke u bashkuar me grupin. Por, stërvitjen e parë do ta kryejë i vetëm, pasi skuadra e ka zhvilluar mëngjesin e ditës së sotme.

Ndërkohë, Leo Duarte, braziliani i paguar 1o mln euro te Flamengo nga Milani dhe që u desh të qëndronte jashtë 4 muaj pas një operacioni, po stërvitet rregullisht, teksa ka ndryshuar look, duke u qethur zero…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit