Milani shkruan historinë e klubit! Vendos rekord absolut

29 Nëntor 2020
22:08
Telesport
back button

Milani vendos rekord absolut!

Fitorja ndaj Fiorentina ka kthyer edhe rekorde të së shkuarës, me 29 ndeshje radhazi që shënon në Serie A të paktën një gol, ndërsa këtë edicion në 9 ndeshje janë 21 gola të shënuar, pra me mesatare më shumë se sa dy gola për ndeshje.

Tashmë, ekipi i Piolit (dhe Bonera) është në kuotën e 23 pikëve pas 9 javësh kampionat.

Një Milan kryesues nuk kishte arritur kurrë një rezultat kaq bindës që nga fillimi në epokën me 3 pikë.

Një rekord i ri për kuqezinjtë, të cilët shohin ekipet ndjekëse nga lart poshtë.

Rekordi i mëparshëm i atribuohet mister Carlo Ancelotti, i cili në sezonin 2005-2006 fitoi 22 pikë në 9 javë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit