Milani shtyn prezantimin e dy lojtarëve: ja shkaku!

17 Korrik 2019
19:42
Anton Cicani
back button

Dita e enjte duhet të ishte dita e konferencës së prezantimit për dy futbollistët që janë zyrtarizuar nga Milani në këtë merkato vere, pra Krunic dhe Theo Hernandez, por plani ka ndryshuar dhe komunikata e kuqezinjve ka befasuar gazetarët dhe tifozët.

Motivi ka të bëjë me punët që i kanë dalë drejtuesve të klubit dhe që nuk kanë disponibilitet për të qenë në konferencë. Ndoshta, kjo shtyrje lidhet me faktin se drejtuesit janë në negociata me futbollistë të caktuar dhe kanë takime të fshehta që nuk mund të tregojnë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit