Milani zbavitet me pesë gola, Theo Hernandez befason me goditjen e dënimit surprizë! Diaz me nr.10 (VIDEO)

24 Korrik 2021
19:17
Telesport
back button

Milani ka fituar miqësoren e dytë të sezonit. Pasi mundi Pro Sesto me rezultatin e thellë 6-0, edhe sot ndaj Modena ka ardhur një sukses 5-0 dhe këtë herë skuadra kuqezi ka pasur edhe debutimin e Ballo-Toure, por edhe Di Gesu, Robotti, Capone (të rinj) pa harruar Brahim Diaz me fanelën me numër 10.

Pjesa e parë ishte edhe sinteza e ndeshjes, kur kuqezinjtë në 19 minuta shënuan katër gola me Diaz, Leao, Tomori dhe Krunic.

Në fund të pjesës së parë erdhi edhe perla e Theo Hernandez nga goditja dënimit: një skemë e veçantë.

Tashmë, të hënën priten edhe Giroud, Maignan, Kjaer, por edhe Ibrahimovic e Rebic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit