Milanit i pëlqen mbrojtësi i kombëtares boshnjake. Babai: Kuqezinjtë na telefonuan

7 Janar 2022
11:19
Alfred Lleshi
back button

Alternativë boshnjake, duke kaluar nga Suedia, për mbrojtjen e Milanit. I preferuari i kuqezinjve vazhdon të jetë Sven Botman i Lille dhe negociatat me klubin francez vazhdojnë. Por, siç tha dje Paolo Maldini, holandezi nuk është emri i vetëm.

Përveç Diallo, Badé, Senesi dhe Szalai, sipas mediave italiane, Milani ka “futur në rreth” edhe Anel Ahmedhodžić. I lindur në vitin 1999, me origjinë nga Malmoe, por me kombëtaren boshnjake, mbrojtësi qendror luan për Malmö FF.

Babai i tij konfirmoi interesimin e kuqezinjve për “Reprezentacija.ba”: “Shumë klube janë të interesuara për Anel. Milani i është bashkuar këtij interesimi mbrëmë, kur telefonuan Malmo dhe kërkuan informacion. Oferta kemi edhe nga Brentford, një klub gjerman, dy klube franceze. Gjithçka është e mundur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit