Milwaukee “fluturon” me Giannis, humbje për Miami, Denver e Clippers

2 Dhjetor 2021
8:17
Telesport
back button

Kampionët e Milwaukee fituan sot 127-125 ndaj Charlotte në një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Ndeshje magjike për Antetokounmpo, që realizoi 40 pikë e 12 rebound, lider në fushë për Bucks.

Zhgënjen sërish skuadra e Miami, që u mund 111-85 në fushën e saj nga Cleveland. Ndeshje e dobët për vendasit, ndërsa për Cavaliers u dallua Love me 22 pikë. E njëjta situatë edhe për Clippers, që u mundën 124-115 në fushën e tyre nga Sacramento (Fox 24 pikë), duke zbritur në vendin e shtatë në Perëndim.

Në krizë edhe skuadra e Denver, që u mund 108-103 nga Orlando dhe ndodhet jashtë zonës play off. Për vendasit u dallua Anthony me 24 pikë. Fitore të lehtë korri sot skuadra e Dallas, që mposhti 139-107 New Orleans, me Doncic autor i 28 pikëve e 14 asist.

NBA – Rezultatet e sotme

Indiana – Atlanta, 111-114

Orlando – Denver, 108-103

Washington – Minnesota, 115-107

Boston – Philadelphia, 88-87

Miami – Cleveland, 85-111

Milwaukee – Charlotte, 127-125

New Orleans – Dallas, 107-139

Oklahoma – Houston, 110-114

Clippers – Sacramento, 115-124

Lajme të tjera

Lajmet e fundit