Milik për të zëvendësuar Higuan, Juve ofron 3 homologë për bomberin polak

23 Maj 2020
10:26
Alfred Lleshi
back button

Negativiteti që rrjedh nga dy dëmtimet serioze tani është një kujtim i largët për Arkadiusz Milik. Ai shoqërohet nga mendime të një natyre tjetër tashmë, që kanë të bëjnë me të ardhmen e tij, e cila mund të mos jetë në Napoli. Nuk ka asnjë hap përpara për rinovimin e kontratës, që skadon në vitin 2021. Palët qëndrojnë fort në pozicionet e tyre, një ngërç që mundohet të zhbllokohet, ndërkohë që Juventusi monitoron situatën e polakut prej ca kohësh.

Atë e ka trajnuar Maurizio Sarri, i cili nuk do të mendohej dy herë për të punuar sërish me ish-sulmuesin e Ajax, pas përvojës së frytshme te Napoli. Në pikëpamjen taktike të trajnerit bardhezi, mbase edhe të drejtuesve të klubit, Milik do të zëvendësonte Higuain. Me argjentinasin ndan aftësinë për të shënuar gola, por jo angazhimin financiar, i cili është shumë më i ulët se 7.5 milionë euro në vit, të marra nga polaku.

Një kursim i mirë për Juventusin, i cili do të duhet të merret me Aurelio De Laurentiis dhe kërkesën e tij për të paktën 40 milionë euro, që ta lërë lojtarin të largohet. Një shifër që duhet të rishikohet (me ulje), nëse rinovimi nuk arrin. Napoli do të jetë i detyruar të bëjë transferim të detyruar, për të shmangur lamtumirën e tij me parametra zero.

Juventusi shpreson që skenari i fundit të materializohet, por ndërkohë, ka gati strategjinë që do të zbatojë. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Paratici mund të propozojë zgjedhjen midis tre homologëve, për ta bërë shpenzimin financiar më të përballueshëm.

Romero (aktualisht i huazuar te Genoa, por me shumë pak shanse për t’u rikthyer në Torino), Luca Pellegrini, i cili është i destinuar të kthehet pas huasë produktive te Cagliari, dhe Mandragora, që duhet të vijë nga Udinese. De Laurentiis vështirë se do të bindet, pavarësisht nga emrat e vendosur në pjatë nga bardhezinjtë, të cilët do të ishin të përshtatshëm për Gattuso. Përparësia është shitja sa më e shtrenjtë e Milik, edhe pse kontrata e tij do të skadojë brenda një viti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit