Milingona e zbuluar së fundmi merr emrin e yllit të Liverpool

23 Janar 2019
17:35
back button

Egjiptiani Mohamed Salah është shpallur dy vite resht Lojtari i Vitit në Afrikë, tani vjen nderimi i radhës. 

Siç raporton Liverpool Echo, një milingone të sapo zbuluar i është vënë emri i sulmuesit të Liverpool. 

Milingona është zbuluar në krahinën e Dhofar të Omanit dhe është pagëzuar me emrin “Meranoplus Mosalahi”, në nder të Mo Salah, mbretit të golave egjiptian. 

Eksperti Mosta Sharaf, i cili ka zbuluar milingonën, është një tifoz i çmendur i futbollit dhe një profesor në Universitetin e Riadit Mbreti Saud. Së fundmi ai ka punuar edhe në muzeun e Liverpulit. 

“Këtë specie ia kemi dedikuar Mohamed Salah, futbollistit të Liverpool dhe përfaqësueses egjiptiane,” shprehet profesori për revistën Peer J. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit