Milinkoviç premton nga karantina: Kur të kthehem, do të thyej gjithçka…

20 Nëntor 2020
9:20
Alfred Lleshi
back button

Simone Inzaghi buzëqesh. Ciro Immobile është kthyer, por Sergej Milinkovic-Savic, gjithashtu, ka “humbur”. Serbi rezultoi pozitiv me Covid-19 në raundin e fundit të tamponëve, bërë me ekipin kombëtar. Ai qëndroi i izoluar në shtëpi dhe do të kthehet në kryeqytetin italian vetëm pasi të negativizohet. Në Instagram, ai shkroi: “Shokë të mitë te Lazio; kur rreshteri kthehet në fushë, ai thyen gjithçka! Ju premtoj”. Një kushtrim edhe për tifozët bardhekaltër, që mezi po presin ta shohin përsëri në fushë. Dhe shumë “zemra” mbështetjeje edhe nga shokët e tij të skuadrës; që nga Acerbi te Immobile dhe Djavan Anderson.

Milinkovic me siguri do ta humbasë udhëtimin në fushën e Crotone dhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Zenit. E vështirë për ta parë atë në fushë për ndeshjen kundër Udinese, të dielën e 29 nëntorit. Kthimi i tij në Dortmund, kundër Borussia, është i mundur (2 dhjetor). Inzaghi kryqëzon gishtat, dëshiron që “rreshteri” i tij të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur. Që nga fillimi i sezonit, mes dëmtimeve dhe Covid, ai kurrë nuk e kishte skuadrën e plotë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit