Milinkovic-Savic te PSG, Tare zbulon të vërtetën

26 Qershor 2019
22:04
back button

Drejtori sportiv i Lazios, ish-futbollist i kombëtares së Shqipërisë, Igli Tare, në një intervistë dhënë për “Le Parisien”, në lidhje me spekullimet mbi tratativën e supozuar me Paris Saint-Germain, në lidhje me serbin Sergej Milinkovic-Savic ka përgënjeshtruar gjithçka.

“Nuk ka asgjë për të thënë, sepse nuk ekziston asnjë tratativë. Nuk di absolutisht asgjë. Për sa na takon ne, nuk ka asnjë nxitim, sepse nuk kemi qëllim për ta shitur. Janë të gjitha zëra. Nga PSG nuk ka mbërritur asnjë ofertë për Milinkovic-Savic”, deklaroi drejtuesi shqiptar i Lazios.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit