Milionat vetëm në letër, e ardhmja e Vllaznisë në ajër

1 Maj 2019
10:35
Eraldo Harlicaj
back button

Milionat akordohen vit për vit nga Bashkia në llogari të klubit Vllaznia. Para që fluturojnë në shumë drejtime, por që nuk përkthehen kurrë në rezultate sportive. Situata nuk ka ndryshuar aspak, pavarësisht se ekipi kuqeblu do të rikthehet në Superiore sezonin e ri. 

Në Shkodër nuk marrin asnjë masë për diçka të tillë, ndërsa duket se viti i ardhshëm mund të jetë dhe më i vështirë. Klubi më i vjetër i Shqipërisë nuk ka president, por administratohet nga Bashkia. Të gjithë fitojnë, të gjithë bëjnë sikur punojnë dhe të gjithë janë të kënaqur, përveç tifozëve dhe administratorëve të klubit që përballen me 1001 probleme. 

Vera do të jetë e nxehtë, pasi Vllaznia duhet të riformatohet për Superiore, ndërsa Bashkia nuk e mendon fare këtë pjesë. Zgjedhjet janë parësore në qytetin verior. Klubi është halli i fundit në pikat e ditës, mund të merren me te në fund, nëse gjejnë ndopak kohë, ashtu siç ndodhi sezonin e kaluar. Vajmedet ku është katandisur Vllaznia! 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit