Milito, elozhe Mourinho: Biseda me Jose përpara finales së Champions!

25 Mars 2020
13:47
back button

Diego Milito nuk harron Jose Mourinho. “El Principe” ka folur për raportin e tij me Special One kur luante te Interi dhe kur fitonin bashkë.

“Ai është fenomenal, një nga trajnerët më të mirë ndonjëherë. Kam mësuar shumë prej tij në vetëm një vit, veçanërisht në drejtim të menaxhimit të grupit”, ka thënë fillimisht Milito. “Kam shumë gjëra për të treguar për atë që ishte një nga sezonet më të mira të historisë së klubit dhe karrierës time”.

“Unë nuk kam diçka që të them publikisht, edhe pse ka shumë gjëra”.

“Çfarë na tha Mourinho para finales së Champions? Ishte i qetë; kishte tension në dhomën e dollapit, por Mourinho na qetësoi”, përfundoi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit