Milito këshillon Inter-in: Mbani shënim këtë emër

19 Nëntor 2019
19:11
Denis Hakanaj
back button

Një tjetër goditje e ngjashme me atë të Lautaro Martinez për Inter-in? Diego Milito, i cili ia sugjeroi Zanetti-t shumë kohë më parë emrin e Demit, i ka dhënë një tjetër këshillë zikaltërve për merkaton.

“Mbani shënim këtë emër: Mati Zaracho, i grumbulluar nga kombëtarja Under 23 e Argjentinës, por edhe në kombëtaren e parë. Është i madh”, ka thënë Milito.

Ish-ylli i Inter-it ka folur për lojtarin e ri edhe gjatë verës, duke thënë se:

“Është një lojtar fantastik dhe ka të gjitha cilësitë e duhura për të patur një karrierë të shkëlqyer. Dua që të qëndrojë për një kohë të gjatë me ne, por futbolli nuk mund të parashikohet. Ai e di se kemi nevojë për të, sepse në shkurt kemi Kupën Libertadores. Për një vit do të jetë i sigurt”.

Racing duket se është në fatin e Inter-it. Ndërkohë klubi argjentinasi ka zgjatur kontratën e Matias Zaracho-s deri në 2023-shin duke fiksuar një klauzolë prej 22 milionë eurosh për prishjen e saj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit