Miller fiton në Japoni, Quartararo përfiton nga rrëzimi i Bagnaia për t’u shkëputur

25 Shtator 2022
9:41
Gentian Spiri

Piloti australian i Ducati, Jack Miller, doli fitues i garës së Cmimit të Madh të Japonisë në MotoGP, zhvilluar në pistën e Motegi. Gara e sotme u zhvillua në një pistë më “normale” pas shiut të rrëmbyeshëm dje në prova, duke bërë që surprizat të mos mungonin.

Në podium u ngjitën edhe afrikano-jugori Brad Binder me KTM (i dyti) si dhe spanjolli Jorge Martin me Ducati Pramac (i treti). Vetëm i katërti Marc Marquez me Honda, që nisi garën nga “pole position”, por ende jo në formë pas operacionit, duke humbur terren në garë.

Fabio Quartararo me Yamaha, kampioni i botës në fuqi dhe lideri i botërorit, e mbylli garën në vendin e tetë. Ai pati një garë të vështirë, duke mos dueluar dot për kreun. Gjithsesi, ky vend konsiderohet një fitore për të, pasi rivali i tij më i afërt, Francezo Bagnaia (Ducati), u rrëzua.

Bagnaia u rrëzua në fundin e garës, teksa duelonte pikërisht me Quartararo për një renditje sa më të mirë. Për pasojë, francezi i Yamaha shkëputet 18 pikë në renditje. Nuk përfiton nga kjo situatë mes dy kryesuesve spanjolli Aleix Espargaro me Aprilia, që u rendit i 16-ti dhe nuk fitoi dot terren.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit