Milner i jep lamtumirën Liverpool-in: dhurata speciale është pika e penalltisë

26 Maj 2023
22:00
Denis Hakanaj
back button

Një sezon për t’u harruar për Liverpool-in: Të Kuqtë, pas suksesit 4-1 të Manchester United ndaj Chelsea, janë përjashtuar matematikisht nga Champions League e ardhshme.

Sezoni i rëndësishëm edhe sepse do të largohen flamuj të ndryshëm: nga Firmino te Keita duke kaluar nga Oxlade-Chamberlaine, por mbi të gjitha James Milner, zv/kapiten i skuadrës.

Një moment prekës ai i përshëndetjeve në Anfield. Milner në profilet e tij në rrjetet sociale ka treguar edhe një dhuratë të veçantë dhe të këndshme që ka marrë nga kopshtarët e Liverpool-it.

Si dhuratë, pjesa e fushës me pikën e penalltisë, me një shënim bashkëngjitur ku shkruhej: “James, pas 8 vitesh që shkatërroi pikat tona të penalltisë, është koha që ti të kujdesesh vetë për to! Suksese për të ardhmen”.

Një dhuratë domethënëse, pasi në 8 vite, mesfushori ka shënuar 19 herë nga pika e bardhë. Bashkë me fotot e postuara në Instagram, Milner ka shkruar: “Çfarë dhurate! Pa presion atëherë, më mirë të nxjerr gërshërët dhe vizoren rozë!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit