Milot Rashica “fenomen”, shkëlqen në çdo modul loje në Gjermani!

12 Mars 2019
17:23
back button

Milot Rashica është një nga lojtarët më të mirë të momentit në Bundesligë. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës e ka nisur mirë këtë vit, teksa deri më tani ka shënuar 5 gola në pak javë. Dopieta e fundit në kampionat e ka bërë Rashicën të jetë lojtari i momentit te Werder Bremen.

Por jo vetëm kaq, Rashica ka zënë vend edhe në formacionin e kësaj jave në Bundesligë. Prestigjiozja gjermane “Spiegel”, ka bërë një analizë të gjatë për lojtarët më të mirë të javës në Gjermani, duke i përzgjedhur ata për 5 module të ndryshme loje (4 – 4 – 2/ 4 – 3 – 3/ 5 – 3 – 2/ 4 – 5 – 1 dhe 3 – 5 – 2). 

Moduli 4-42

Në katër nga këto module, përjashto atë të skemës 4-5-1, Milot Rashica është pjesë e padiskutueshme. “Ai është përdorur aktualisht si gjysmë sulmues. Këtu ai mund të sjellë shpejtësinë dhe lëvizjen e tij drejt portës. Në fitoren 4-2 të Werder ndaj Schalke, Rashica shënoi dy gola”-shkruan “Spiegel” për sulmuesin e Kosovës. 

Milot Rashica rreshtohet gjithmonë krah Lewandowskit, me sulmuesin e Bayer-nit që është pjesë e të pestë moduleve me lojtarët më të mirë të javës në Bundesliga. Po në këtë analizë, “Spiegel” veçon faktin se lojtarët e Bayern Mynich dominojnë me prezencën e tyre. 

Moduli 3-5-2

Moduli 5-3-2

Moduli 4-3-3

Moduli 4-5-1

Lajme të tjera

Lajmet e fundit