Milwaukee fiton edhe pa Giannis, Phoenix “fluturon” në Perëndim

23 Janar 2022
10:03
Telesport
back button

Tri ndeshje të luajtura sot në NBA.

Skuadra kampione e Milwaukee fitoi 133-127 ndaj Sacramento, në një ndeshje spektakolare dhe me emocione. Të gjithë titullarët e ekipit mik realizuan mbi 10 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Bucks, edhe pse pa Antetokounmpo, arritën të triumfojnë falë 34 pikëve të Middleton dhe 26 të Holiday.

Në Perëndim, vijon të dominojë skuadra e Phoenix, që sot korri fitoren e 36-të sezonale. Pheonix mposhti 113-103 Indiana, ndeshje ku u dalluan Bridges me 23 pikë e Biyombi me 21. Fiton edhe ekipi i Cleveland, që mposhti 94-87 Oklahomën, ndeshje ku diferencën e bëri Garland me 23 pikë e 11 asist.

NBA – Rezultatet e sotme

Milwaukee – Sacramento, 133-127

Cleveland – Oklahoma, 94-87

Phoenix – Indiana, 113-103

Lajme të tjera

Lajmet e fundit