Milwaukee mposht Memphis, Brooklyn triumfon në sekondën e fundit

20 Janar 2022
9:00
Gentian Spiri

Kampionët e Milwaukee fituan sot 126-114 ndaj Memphis, ndeshje mes dy ekipesh pretendente për titull këtë sezon. Ndeshje magjike e Antetokounmpo, me 33 pikë e 15 rebound, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e 14 asist të Morant për miqtë.

Në sekondën e fundit fiton ekipi i Brooklyn, që mundi 119-118 Washington jashtë fushe, ndeshje ku u dallua Irving, autor i 30 pikë. Zhgënjejnë sërish Lakers, që në fushën e tyre u mundën 111-104 nga Indiana, me LeVert protagonist, autor i 30 pikëve.

Në krye të renditjes në Lindje ngjitet Chicago, që mundi 117-104 Cleveland (DeRozan 30 pikë), ndërsa Miami fitoi 104-92 ndaj Portland (Martin 26 pikë). Pas kohës shtesë triumfon Denver, që mposhti 130-128 Clippers (Jokic, 49 pikë 14 rebound, 10 asist).

NBA – Rezultatet e sotme

Philadelphia – Orlando, 123-110

Washington – Brooklyn, 118-119

Atlanta – Minnesota, 134-122

Boston – Charlotte, 102-111

Miami – Portland, 104-92

Chicago – Cleveland, 117-104

Milwaukee – Memphis, 126-114

Dallas – Toronto, 102-98

San Antonio – Oklahoma, 118-96

Utah Jazz – Houston, 111-116

Denver – Clippers, 130-128

Sacramento – Detroit, 131-133

Lakers – Indiana, 104-111

Lajme të tjera

Lajmet e fundit