Miniera “Ajax”: 7 futbollistë të shitur për 307 mln euro në vitet e fundit!

13 Shkurt 2020
19:31
back button

Transferimi i parë zyrtar për merkaton e verës është bërë që tani dhe do të jetë Hakim Ziyech nga Ajax te Chelsea. Për klubin e lavdishëm holandez dhe në Europë një tjetër arkëtim i rëndësishëm (thuajse 43 mln euro) që i shtohet një liste të gjatë shitjesh të cilat kanë prekur një shifër më të lartë se sa 300 mln euro! Marokeni është vetëm i fundit në serinë e gjatë dhe të 6 emrave përpara tij…

1.De Ligt – Juventus – 85 mln euro

2.De Jong – Barcelona – 75 mln euro

3.Davinson Sanchez – Tottenham – 40 mln euro

4.Hakim Ziyech – Chelsea – 43 mln euro

5.Davy Klaassen – Werder – 27 mln euro

6.Kasper Dolberg – Nice – 20 mln euro

7.Justin Kluivert – Roma – 17 milionë euro

Lajme të tjera

Lajmet e fundit