Ministri i Sportit sulmon ashpër Juventus, Inter dhe Milan! “Edhe 1 muaj pa stërvitje!”

29 Mars 2020
21:35
back button

Ministri Italian i Sportit, Vincenzo Spadafora, ka shpërthyer në intervistën e tij për “Repubblica”, teksa ka deklaruar se “rinisja e kampionatit në 3 prill nuk është hipotezë realiste por fantazi!”. Madje, ai shkon më tej saqë propozon edhe anulimin e stërvitjeve edhe për gjithë muajin prill dhe sulmon Lega Serie A dhe top klubet: “Pres ndryshim rrënjësor! Klubet e Serie A jetojnë në një fluskë, flas për top kubet. Duke nisur nga rrogat e çmendura miliardere… Duhet të kuptojnë se pas kësaj krize asgjë nuk do të jetë si më parë. Kam gati planin 400 mln euro për të mbështetur sportin bazë, shoqatat dilettante dhe të rinjtë, që në të ardhmen do të japing frytet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit