“Minsk 2019”, presidenti Ilir Meta “bekon” Ekipit tonë Olimpik

17 Qershor 2019
13:45
Alfred Lleshi
back button

Lojrat e Dyta Europiane 2019 do të mbahen në Minsk të Bjellorusisë, nga data 21 qershor deri më 30 qershor 2019. Në këtë turne olimpik do të zhvillohen 200 ndeshje (gara) në 15 sporte të ndryshme. Organizatorët presin rreth 4000 sportistë nga 50 vende, mes të cilave edhe Shqipëria. Dhjetë nga sportet garuese të këtyre lojërave do të ofrojnë mundësi kualifikimi për Olimpiadën Verore 2020, e cila do të zhvillohet në Tokio të Japoni. 

Ekipi ynë përfaqësues në “Minsk 2019” mori sot bekimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, dhe flamurin kombëtar prej tij, me të cilin do të parakalojnë në ceremoninë e hapjes. Me këtë rast, Zoti Meta tha para sportistëve tanë garues: “Me urimin për sa më shumë suksese dhe përfaqësim dinjitoz të ngjyrave kuq e zi, pata kënaqësinë t’ju dorëzoja Flamurin Kombëtar, simbolin më përbashkues të shqiptarëve kudo në botë. Ju, sportistët e Ekipit tonë Olimpik, do të na përfaqësoni sa më denjësisht në Lojrat e Dyta Olimpike Europiane, “Minsk 2019”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit