Minuta e 95-të; a ju kujtohet goli historik i Toldos kundër Juventusit? (video)

14 Janar 2021
11:44
Alfred Lleshi
back button

Në prag të supersfidës së Serie A, Inter-Juventus, që do të luhet të dielën në “San Siro”, prestigjiozja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” po rrëmon në arkiva, për t’i hedhur sa më shumë “piper” këtij dueli. Dje kujtoi përmes videos se festimi me gjuhën jashtë i Del Pieros nisi pikërisht nga ai eurogol prej goditjes së dënimit ndaj Interit.

Sot, që të mos anojë peshorja nga bardhezinjtë, po e njëjta gazetë, në versionin e saj online ka kujtuar një moment të hidhur për “Zonjën e Vjetër”. Sërish me video, kur portieri Toldo do t’iu hiqte nga duart fitoren bardhezinjve në “frymën e fundit”. Ja çfarë na propozon sot “Gazzetta dello Sport”:

“Inter-Juve 1-1, më 19 tetor 2002: një nga derbet më të nxehtë italiane, me të dyja skuadrat që luftonin për titullin. Juve shijonte epërsinë deri në minutën e 95-të me një penallti të Del Piero, por në frymën e fundit, portieri Toldo doli te zona e kundërshtarit dhe devijoi topin në rrjetë. I ligjshëm gëzimi, si të kishte fituar titullin. Por, në të vërtetë, nuk ishte një gol, që iu njoh portierit Toldo, pasi prekja e fundit ishte nga Bobo Vieri. Por, festa epike ër barazimin 1-1 do të mbetet imazh i portierit të Interit”.

E mbani mend “gjuhën” e Del Pieros? Ajo paska lindur në golin kundër Interit… (video)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit