Miqësore në Vlorë, Luftëtari gjen Filin dhe pak qetësi

12 Janar 2019
16:05
back button

Në mungesë të kushteve normale të punës në Gjirokastër, Luftëtari ka zhvilluar sot një miqësore në bregdet, sepse ka vizituar Orikumin.

Skuadra e drejtuar nga vlonjati Gentian Mezani ka fituar 2-0, duke dominuar edhe në lojë, diçka e pritshme duke pasur parasysh diferencën në kategori.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Realdo Fili, i cili në këtë mënyrë e nis mbarë në Gjirokastër, pas firmës së hedhur para pak ditësh. Ish-sulmuesi i Skënderbeut shpreson të gjejë minuta e gola në Gjirokastër, pas një periudhe negative në aspektin personal.

Një tjetër sulmues nga i cili pritet shumë, Ismael Dunga, shënoi në minutën e 35-të të ndeshjes, që ishte edhe goli i fundit i takimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit