Miqësorja, dëmtimet dhe merkatoja, Shehi zyrtarizon përforcimin e ri të Skënderbeut

18 Janar 2019
16:49
back button

Barazimi pa gola në Durrës ka qenë në fokusin e trajnerit të Skënderbeut Orges Shehi, i cili për RTSH foli për ndeshjen, por edhe merkaton, duke zyrtarizuar një përforcim. 

"Rezultati nuk është prioritet në ndeshje të tilla. Jemi të kënaqur, por duhet të korrigjohemi aty ku kemi probleme. Për fatin tonë të keq kemi dëmtime". 

“Dejvi Bregu do qëndrojë për disa kohë jashtë. Për Lulajn dhe Krasniqin do bëjmë çmos t’i kemi për ndeshjet me Partizanin. Synimi ynë është të kthehemi skuadra e fillimit të sezonit. Do bëjmë më të mirën që të kthehemi aty ku na takon”, tha Shehi  i cili zyrtarizoi edhe lëvizjen e fundit në merkato. 

"Kemi marrë Asanin dhe Taipin, ndërkohë që edhe ata nuk kanë ende formën e duhur. Shpresa ime është të kthehen sa më shpejt. Do të jemi të vëmendshëm në merkato, nëse na del ndonje mundësi e mirë, por edhe kështu si jemi mund të jemi të kompletuar, nëse rikuperojmë gjithë të dëmtuarit. 

Shqiprim Taipi – Përforcimi i fundit i Skënderbeut është një mesfushor qendror nga Kosova, vëllai i Gjelbrimit Taipit, mesfushorit i cili për pak kohë u bë pjesë e Shqipërisë U21, por më pas vendosi të na braktiste. 

Shqiprimi ka vite që është në pronësi të Shkëndijës së Tetovës, por ka luajtur në huazim në disa ekipe dhe ka fituar eksperiencë të madhe, edhe pse vetëm 21 vjeç. 

Natyrisht, te Shkëndija nuk ka shumë hapësira, por te Skënderbeu mund të bëhet i rëndësishëm, pasi mungon një mesfushor qendror me cilësi të mira në organizimin e lojës. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit