Miqësorja: Fiton “shqiptari” De Biasi, Italia mposht në finale Greqinë

10 Janar 2020
20:38
Eraldo Harlicaj
back button

Italia ka fituar turneun miqësorë të zhvilluar në Shqipëri. Ekipi italian mposhti në finale Greqinë me rezultatin 1-0. Italianët zhvilluan një finale të bukur duke qenë më të qartë, pavarësisht grintës së madhe të helenëve. 

Italia fitoi falë një autogoli të shënuar nga Ilias Kotsios. Ai dërgoi topin në rrjetë, pasi nuk u mor vesh me portierin e tij. Shqipëria u eliminua në gjysmëfinale nga Italia, por të pakten mund të ngushëllohemi me fitoren e arritur nga trajneri De Biasi. Në fund, një shqiptar arriti të triumfojë, ish-trajneri ynë çoi kupën drejt qiellit dhe ai është pjesë e jona dhe me letra.

Turneu miqësor për të prekurit e tërmetit e arriti qëllimin e vet, pasi dhuroi spektakël, u mblodhën fonde dhe njerëzit u argëtuan.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit