Mirabelli zbulon prapaskenën: Vetëm 10 ditë pas largimit tim e shitën për dy qindarka

23 Qershor 2021
16:31
Denis Hakanaj
back button

Massimiliano Mirabelli ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me transferimin nga Milan te Sassuolo të Manuel Locatelli, objektivi numër një i Juventus për të përforcuar mesfushën.

“Kur isha unë drejtor sportiv i Milan-it, nuk më kanë ardhur oferta nga Juventus. Carnevali (administratori i deleguar i Sassuolo-s) është interesuar, por për mua nuk kishte çmim. Por ndërtonim një ekip të ri, lojtarë si ai, Donnarumma dhe Calabria duhej të ishin baza për  të ardhmen”, ka thënë Mirabelli për Tuttojuve.com.

“Dhe as vetëm dhjetë ditë pas largimit tim nga Milan, drejtuesit e rinj e kanë shitur për pak qindarka te Sassuolo”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit