Mirdita e pandalshme, Vllaznia nuk fiton dot edhe me 3 përforcime të huaja

10 Shkurt 2020
9:01
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e javës së 8-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për femra, java e parë e fazës së dytë. Mirdita vijon të dominojë në kampionat, duke korrur një tjetër fitore, 3-0 ndaj Apolonisë. Skuadra nga Rrësheni nuk ka ende asnjë humbje në kampionat.

3-0 fiton edhe Tirana, që mundi Vllazninë në “Fahrie Hoti” në një ndeshje me rivalitet në dy setet e para. Skuadra shkodrane edhe pse me 3 përforcime të huaja në merkaton e dimrit nuk arriti të fitojë, duke pësuar një humbje që ndërlikon disi pozitat në renditje.

Partizani kampion ka dalë fitues nga ndeshja në Korçë, ku mposhti 3-0 Skënderbeun vendës. Ndërsa Barleti Volley fitoi 3-1 në Durrës ndaj Teutës, duke u ngjitur në vendin e katërt. Barletaset konfirmojnë momentin e mirë që po kalojnë aktualisht në kampioinat.

Volejboll – Femra Grupi A1, java e 8-të (8 shkurt)

Skënderbeu – Partizani, 0-3 (12-25, 14-25, 17-25)

Mirdita – Apolonia, 3-0 (25-18, 25-18, 25-20)

Teuta – Barleti Volley, 1-3 (19-25, 22-25, 25-22, 20-25)

Tirana – Vllaznia, 3-0 (25-22, 26-24, 25-14)

Renditja: Mirdita 24 pikë, Tirana 21 pikë, Partizani 18 pikë, Barleti Volley 12 pikë, Vllaznia 11 pikë, Teuta 7 pikë, Skënderbeu 2 pikë, Apolonia 1 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit