Mirdita e Partizani nuk njohin pengesa dhe ndajnë kreun

2 Nëntor 2019
21:07
Telesport
back button

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 5-të të Kampionatit Kombëtar në volejboll për femra, takime që kanë konfirmuar dominimin e dyshes Partizani e Mirdita. Të dyja këto skuadra fituan edhe në sfidat e luajtura sot, duke kryesuar renditjen me nga 15 pikë të plota.

Mirdita, në sallën e re dhe të ristruktuar “Arjana Arapi” në Rrëshen, mundi 3-0 Barleti Volley. Një takim dominuar e fituar me meritë nga volejbollistet mirditore. Me lehtësi fitoi jashtë fushe edhe Partizani kampion, që mundi 3-0 Apoloninë, ndeshje e luajtur në Krutje.

Ritmin e dyshes kryesuese ndjek Tirana, që mundi 3-0 Skënderbeun në “Fahrie Hoti”, duke qenë forca e tretë e kampionatit. Mjaft e bukur ndeshja e luajtur në Shkodër, ku Vllaznia mundi 3-2 Teutën. Për durrsaket kjo ishte pika e parë e fituar këtë sezon.

Volejboll Femra, Grupi A1, java e 5-të (2 nëntor)

Mirdita – Barleti Volley, 3-0 (25-18, 25-15, 25-14)

Apolonia – Partizani, 0-3 (16-25, 11-25, 16-25)

Tirana – Skënderbeu, 3-0 (25-8, 25-17, 26-24)

Vllaznia – Teuta, 3-2 (22-25, 25-20, 18-25, 25-23, 15-9)

Renditja: Partizani 15 pikë, Mirdita 15 pikë, Tirana 12 pikë, Vllaznia 8 pikë, Barleti Volley 6 pikë, Skënderbeu 2 pikë, Teuta 1 pikë, Apolonia 1 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit