Mirdita fal sërish 1 pikë, ndan kreun bashkë me Barleti Volley

23 Mars 2019
20:22
Telesport
back button

Rivalitet i madh në kampionatin e volejbollit për femra, ku pas javës së 13-të dy ekipe ndajnë vendin e pikë me pikë të barabarta, 31. Mirdita fitoi 3-2 ndaj Tiranës në “Fahrie Hoti”, por fitorja e ekipit nga Rrësheni ishte e vështirë. Edhe pse mikeshat fituan dy setet e para, bardheblutë nuk u dorëzuan, por rikuperuan dhe barazuan shifrat e seteve 2-2. Mjaft emocionues edhe seti final, ku Mirdita fitoi 15-12, duke marrë 2 pikë, ndërsa Tirana u “kënaq” me 1 pikë, që e mban në vendin e tretë.

Pa probleme fitoi Partizani, që në Krutje mundi 3-1 Lushnjën. Edhe pse kryeqytetaset falën një set, atë të tretë, epërsia e tyre ishte e madhe në të gjithë takimin, çka u konfirmua në setet e fituara prej tyre. Me lehtësi triumfon në Korçë Barleti Volley, që mundi 3-0 Skënderbeun vendës, një fitore “flash” e skuadrës kryeqytetase. Të trija setet u dominuan nga Barleti, që pati epërsi të ndeshje, duke triumfuar me diferenca të mëdha pikësh. Suksesi ngjit barletaset në krye të renditjes bashkë me Mirditën.

Mjaft e bukur ndeshja e luajtur në Durrës mes Teutës dhe Vllaznisë, dy skuadra që luajnë për një vend në çerekfinalet e play off-it dhe ku shkodranet fituarn 3-2 pas dy orësh lojë. Ekuilibër i plotë në fushë gjatë gjithë kohës, çka bën që ndeshja të shkojë me 5 sete dhe fituesi të shpallet në setin final. Në fund, Vllaznia arrin të fitojë 15-7 setin final, duke marrë dy pikë të arta, që e mbjanë në vendin e pestë. Ndërsa Teuta merr 1 pikë dhe parakalon Skënderbeun në renditje.

Volejboll – Femra Gupi A1, java e 13-të (23 mars)

Skënderbeu – Barleti Volley, 0-3 (14-25, 10-25, 13-25)

Lushnja – Partizani, 1-3 (11-25, 10-25, 25-17, 14-25)

Tirana – Mirdita, 2-3 (20-25, 16-25, 25-19, 25-22, 12-15)

Teuta – Vllaznia, 2-3 (26-28, 25-20, 27-25, 19-25, 7-15)

Renditja: Mirdita 31 pikë (11/2), Barleti Volley 31 pikë (10/3), Tirana 28 pikë (9/4), Partizani 27 pikë (9/4), Vllaznia 16 pikë (6/7), Teuta 11 pikë (3/10), Skënderbeu 10 pikë (4/9), Lushnja 2 pikë (0/13).

Volejboll – Femra Gupi A2, java e 9-të (23 mars)

Korabi – Flamurtari, 3-1 (26-28, 25-14, 28-26, 25-17)

Apolonia – Vlora Volley, 3-0 (25-0, 25-0, 25-0)

Elbasani (pushim)

Renditja: Apolonia 19 pikë (7/0), Elbasani 15 pikë (5/2), Korabi 12 pikë (3/5), Flamurtari 8 pikë (3/4), Vlora Volley 4 pikë (0/7).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit