Mirdita mposht Partizanin në setin final, Teuta synon gjysmëfinalet e Kupës

1 Dhjetor 2018
19:48
Telesport
back button

Gjithçka e hapur për sa i përket dy ekipeve gjysmëfinaliste në Grupin A pas ndeshjeve të ditës së dytë të eliminatoreve të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra. Mirdita fitoi me vështirësi sot në mbrëmje 3-2 ndaj Partizanit në ndeshjen e luajtur në Durrës, një takim me hope në lojën e të dyja skuadrave. Mirdita shpërdori një avantazh të dyfishtë që pati pasi fitoi pa shumë probleme dy setet e para.

Më pas erdhi reagimi i Partizanit, që luan më mirë duke fituar dy setet e tjera dhe barazpeshon lojën dhe shifrat në 2-2. Në setin final është sërish ekipi rrëshenas që dominon dhe fiton 15-11 e krejt ndeshjen 3-2, duke marrë dy pikë që e ngjitin në krye të grupit, një pikë më shumë se Partizani.

Teuta mban ende gjallë shpresat për një vend në gjysmëfinalet e play off-it të Kupës pas fitores 3-1 ndaj Lushnjës, ndeshje e dominuar dhe fituar pa shumë mund nga vajzat durrsake. Mikeshat nga Lushnja rivalizuan vetëm në një set, atë të dytë, të cilin e fituar me meritë, por kjo ishte shumë pak për të dalë fitues nga e tërë sfida.

Në tri setet e tjera, epërsia e ekipit të Teutës ishte e madhe, që e dominoi lojën në fushë, duke i fituar setet me diferenca të mëdha pikësh. Lushnja i thotë “lamtumirë” këtij turneu, ndërsa Teuta do të tentojë nesër ndaj Mirditës surprizën, për të siguruar një vend në gjysmëfinalet e Kupës.

Grupi A – 30 nëntor, dita e parë

Partizani – Teuta, 3-0 (25-19, 25-12, 25-19)

Mirdita – Lushnja, 3-0 (25-10, 25-11, 25-19)

Grupi A – 1 dhjetor, dita e dytë

Lushnja – Teuta, 1-3 (12-25, 25-21, 15-25, 11-25)

Mirdita – Partizani, 3-2 (25-18, 25-17, 18-25, 17-25, 15-11)

Renditja: Mirdita 5 pikë (2/0), Partizani 4 pikë (1/1), Teuta 3 pikë (1/1), Lushnja 0 pikë (0/2).

Grupi A – 2 dhjetor, dita e tretë

Partizani – Lushnja, ora 15:00

Teuta – Mirdita, ora 17:00

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit