Mirdita mund Teutën e rikthehet në krye, Skënderbeu çon Lushnjën në Grupin A2

16 Shkurt 2019
17:42
Telesport
back button

Janë luajtur sot pasdite dy ndeshjet e radhës së javës së 9-të të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për femra. Kryesueset e Mirditës fituan 3-1 në Durrës ndaj Teutës, një triumf i vështirë për vajzat nga Rrësheni. Ndonëse pritej një fitore më e lehtë për mikeshat, fusha tregoi të kundërtën, pasi durrsaket bënë një lojë të mirë, duke rivalizuar në tri sete.

Seti i parë është mjaft dramatik, sidomos në fundin e tij, ku Mirdita triumfon 26-24 në pikët shtesë. E njëjta pamje edhe në setin e dytë, ku mirditoret triumfojnë 25-21, por durrsaket nuk heqin dorë, duke “rrëmbyer” setin e tretë, ku fitojnë me lehtësi 25-16. Por këtu ndalet ritmi i Teutës, ndërsa Mirdita nuk heq dorë, bën edhe një sforco të fundit, duke fituar setin e katërt 25-16 dhe krejtr ndeshjen 3-1. Tri pikë që e mbajnë ekipin rrëshenas në krye të renditjes.

Mjaft e bukur edhe ndeshja e luajtur në Krutje, ku Skënderbeu fitoi 3-2 ndaj Lushnjës. Dy herë mikeshat nga Korça kaluan në epërsi, duke fituar setin e parë dhe atë të tretë. Gjithsesi, Lushnja nuk dorëzohet dhe po dy herë arrin të baarazojë shifrat, duke fituar setin e dytë dhe të katërt. Edhe seti final ka emocione e rivalitet, i fituar 15-11 nga Skënderbeu, që korr suksesin e tretë sezonal. Ndërsa Lushnja, me këtë humbje, projektohet drejt Grupit A2 sezonin tjetër.

Volejboll – Femra, Grupi A1, java e 9-të (e premte, 15 shkurt)

Vllaznia – Barleti Volley, 2-3 (25-21, 26-24, 18-25, 18-25, 8-15)

E shtunë, 16 shkurt

Lushnja – Skënderbeu, 2-3 (24-26, 25-15, 16-25, 25-21, 11-15)

Teuta – Mirdita, 1-3 (24-26, 21-25, 25-16, 13-25)

E hënë, 18 shkurt

Partizani – Tirana, ora 17:00 (Asllan Rusi)

Renditja: Mirdita 24 pikë (8/1), Barleti Volley 21 pikë (7/2), Tirana 18 pikë (6/2), Partizani 17 pikë (6/2), Teuta 9 pikë (3/6), Skënderbeu 8 pikë (3/6), Vllaznia 6 pikë (2/7), Lushnja 2 pikë (0/9).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit