“Mirë që na morën lirinë, por na përgjysmojnë edhe pagat”, shpërthen moderatorja e njohur sportive

2 Prill 2020
9:44
Alfred Lleshi

“Coronavirus” na ka mbyllur të gjithëve në shtëpi. Qeveritë respektive kanë këshilluar distancimin social dhe higjenën personale si masat e duhura mbrojtëse, të pengimit të përhapjes së shpejtë të infektimit dhe kolapsimit të spitaleve. Ditët kalojnë dhe “laku” sa vjen e shtohet për cilindo. Stresi për ndryshimin radikal të jetës, nga njëra anë, lajmet për mijëra të prekur e të vdekur nga e gjitha bota prej kësaj pandemie, në anën tjetër, por edhe situata ekonomike e vështirë i kanë tendosur në maksimum mendjet e njerëzve. 

Këtu nuk bëjnë përjashtim as personazhet VIP, sepse edhe ata janë njerëz, familjarë, kanë hallet e brengat e tyre. Njëra ndër to, që ka shpërthyer ndaj kësaj situate, ka qenë Hygerta Sako, moderatorja e njohur sportive televizive, që drejton emisionin përkatës në TVSH. Përmes rrjeteve sociale, ajo ka shprehur zemërimin e saj për përgjysmimin e pagave dhe mbylljen e klinikave mjekësore e dentare, sepse, nëse ke një urgjencë, nuk ke ku ta përplasësh kokën. 

Ja statusi i plotë I ish-miss Shqipëria: “Mirë që na morën lirinë, shkojnë përgjysmojë pagat e administratës shtetërore, a thua rrogat e larta shumë këtu tek ne, por shtyhen pa afat operacionet kirurgjikale dhe ndërhyrjet dentare. Po çfarë kujtojnë këta se bëjnë operacione apo shkojnë te dentisti për qejf? Të sëmurët e tjerë të mbajnë radhën. COVID-19 ka rëndësi. Kam ngelur gojë hapur. Lusni Zotin të mos na zerë dhëmballa. S’di çfarë të them më”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit