Mirënjohja e ‘Mbretit Midas’ të futbollit. Sekreti i shkëlqimit të tij, nëna që ia rregullon ende shtratin…

5 Dhjetor 2023
15:44
Alfred Lleshi
back button

Imazhi i një djali që e di se pa prindërit e tij asgjë nuk do të ishte e mundur dhe krenaria e tyre e pamasë, pasi panë që gjithë mundi ia vlejti. “I jam mirënjohës familjes sime që më futi në këtë sport qysh kur isha i vogël.

Pa futboll, nuk do të isha i njëjti person, ndoshta do të isha në universitet”, – rrëfeu Jude Bellingham përpara se të pozonte me prindërit e tij pas gala-së së “Tuttosport”, ku ngriti “Golden Boy”. Një trofe që është preludi i pasurive futbollistike që e presin anglezin në botën e këtij sporti magjik.

Disa fytyra lumturie dhe krenarie që konfirmojnë se rruga e zgjedhur është e duhura. Mirënjohje nga mesfushori anglez që duket se nuk ka fund. Ishte hera e parë në 21 vitet e çmimit që një futbollist e fitoi “Golden Boy” me miratimin e mazhorancës absolute të jurisë (485 vota nga 500, 97%). Një çmim i arritur me një rekord votash si asnjëherë më parë, teksa lista është e gjatë dhe e suksesshme: Messi, Rooney, Balotelli, Haaland, Pedri, Gavi…

“Ai i ka të gjitha bazat, ka një beton arme të shkëlqyer për t’u bërë i tillë, por le të shohim se çfarë do të ndodhë nga janari i ardhshëm. Për momentin është ‘Mbreti Midas’ i futbollit. Ai prek diçka dhe e kthen në ar”, – shpjegon gazetari italian Massimo Franchi, krijuesi i çmimit “Golden Boy” për shanset e mesfushorit madrilen për të fituar “Topin e Artë”.

Një futbollist që nuk ngurron t’u ofrojë më të rinjve këshillën e thjeshtë, por efektive për të pasur karrierë në futboll: “Është shumë e rëndësishme të luani me buzëqeshje, duke u argëtuar”. Nga lista e paraardhësve që e fituan këtë çmim, ai komentoi se ndikimin më të madh tek ai e ka pasur Wayne Rooney, një nga dy anglezët që e kanë fituar këtë trofe.

Jude Bellingham mori pjesë në gala-në e Torinos me nënën e tij. U nisën bashkë nga Madridi dhe u ribashkua me babain e tij, Mark, i cili jeton në Angli me Jobe, më i riu i familjes, që luan për Sunderland në divizionin e dytë anglez. Kjo ishte “shpërndarja” që bënë në shtëpinë e Bellingham për t’u përpjekur të mbështesin të dy fëmijët në mënyrë të barabartë.

Të katër formojnë një bërthamë të fortë, të udhëhequr nga Mark (46 vjeç), ish rreshter policie dhe yll amator i futbollit, ku shënoi më shumë se 700 gola ndërsa ishte aktiv, dhe Denise (54 vjeçe), e cila punon në një kompani burimesh njerëzore.

Nëna e tij, Denise, të cilës futbollisti i drejtohet si “mbretëresha”, u bë mbështetja më e madhe për Bellingham-in e madh në përshtatjen e tij në Gjermani. Ky ishte lajmi më i mirë për klubin e bardhë, i impresionuar me qartësinë e tij të ideve dhe kërkesat e pazakonta për të parëlindurin e familjes “Bellingham”.

“Roli që luan nëna ime është i madh. Unë mendoj se ajo ndoshta luan rolin më të rëndësishëm nga të gjithë tani, ndoshta edhe më shumë se trajnerët e mi, për të qenë i sinqertë, – rrëfeu Jude në “Daily Mail” para Kupës së Botës “Katar 2022”.

– Duke folur për heronjtë e futbollit, babai im ishte ndoshta heroi im i parë. Kur e sheh atë duke luajtur në një ligë amatore çdo javë, e kupton menjëherë se nuk është Premier League, sigurisht, por mënyra se si ai luajti më pas më bëri të dashurohesha plotësisht me futbollin”.

Jude përfundon shpjegimin për prindërit, që vazhdon t’i admirojë, ndërsa ata bëjnë gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar djalin e tyre të përqendrohet te futbolli. Pra, familja është arma e tij sekrete me të cilën po befason në fillim të sezonit me Real Madridin.

Më tej, anglezi madje zbuloi se nëna e tij ende ia rregullon shtratin kur ngrihet nga gjumi, diçka që shkaktoi shumë batuta te shokët e skuadrës. Një edukim që e ka shndërruar Jude në një person të vërtetë, shumë të këndshëm dhe jashtëzakonisht të sjellshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit