Mister “90 miliardë lireta” mbush 46 vjeç. Kur Moratti shiti edhe “shpirtin” për ta parë përkrah “Fenomenit”!

12 Korrik 2019
19:55
Anton Cicani
back button

Vera e vitit 1999 sapo ka nisur. Jemi në qershor dhe Massimo Moratti ende është i tërbuar për vërshëllimat e marrë nga tifozeria zikaltër në "San Siro" për një sezon të mbyllur me hidhërim…

Në telefonin e tij, emri i Sergio Cragnottit shfaqet më shumë se sa i bashkëshortes. Motivi? "Dëgjo, unë dua Bobon, të më kushtojë sa të më kushtojë!"… Quhet Christian Vieri dhe Lazio e pagoi 55 miliardë lireta (thuajse 25 mln euro në ditët e sotme) nga Atletico Madrid, që do ta tërhiqte në Spanjë nga Juventusi.

"Bobo" është një gjahtar goli, një nga ato minat me sahat brenda zonës së rreptësisë, i aftë që të mbajë në supe edhe dy mbrojtës të fuqishëm dhe mos dorëzohet. Golat për të janë si të hapësh tapat e birrave. Nuk ka mbushur ende 26 vjeç, por ka shënuar mbi 70 gola mes kampionatit dhe kupave…

Juventusi provon që të fusë "hundët" për ta rikthyer, por Moratti është çmendur: "90 miliardë lireta!". Kaq është operacioni, që nëse përfshihet edhe rroga për pesë vite, atëherë shkon 190 miliardë lireta. 

Praktikisht, thuajse 90 mln euro… Tifozët zikaltër fërkojnë duart dhe mezi presin dyshen e ëndrrave Bobo-Ronaldo. Te Lazio do të shkojë edhe Simeone, i vlerësuar 21 miliardë lireta, pra thuajse 10 mln euro.

Prezantimi i Bobos? 29 gusht, tripletë ndaj Veronës në "San Siro"… Pas Interit, Milan, Monaco, Sampdoria, Fiorentina dhe Atalanta. Do të tërhiqet 10 vite më parë, ndërsa sot mbush 46 vjeç..

Lajme të tjera

Lajmet e fundit