Misteri “Bale”, sulmuesi dëmtohet sërish

13 Shkurt 2020
16:19
Eraldo Harlicaj
back button

Gareth Bale duket se është i destinuar të dëmtohet thuajse në çdo ndeshje. Uellsiani është dëmtuar sërish dhe në sfidën kundër Osasunës. Ai e nisi si titullar takimin, pasi trajneri Zinedine Zidane i besoi fanellën e titullarit pavarësisht se sapo u rikthye nga dëmtimi. 

Bale luajti deri në minutën e 71′, por mori një goditje në dorë. Ai ka probleme me gishtin e vogël të dorës së djathtë. Lojtari është shfaqur me një mbrojtëse në dorën e tij. 30-vjeçari nuk dëshiron që t’i shkaktojë më shumë dëme dorës. 

Uellsiani nuk është stërvitur normalisht me ekipin e tij, por nuk rrezikon ndeshjen kundër Celtes. Ai me shumë mundësi do të grumbullohet dhe do të marrë minuta. Stafi mjekësor nuk e ka penguar që të luajë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit