Misteri i arbitrit, ndryshon bilbili i Milan-Juventus!

21 Janar 2022
17:36
Telesport
back button

Daniele Orsato, i caktuar për të drejtuar ndeshjen mes Milanit dhe Juventusit, nuk do të mund të jetë i pranishëm në San Siro. Hipoteza më e mundshme, duke pasur parasysh galopin e variantit Omicron, është se ai mund të jetë pozitiv për Covid.

Emëruesi Gianluca Rocchi ka zgjedhur Di Bello, qe ishte caktuar te VAR kete jave, duke mos zgjedhur Valeri, të caktuar si video-asistent arbitri i Spezia-Sampdoria, drejt drejtimit të ndeshjes së madhe në Milano.

Zëvendësuesi tjetër i mundshëm ishte Massa.

Orsato ishte pritur me kritika dhe paragjykime nga tifozeria kuqezi ne rrjetet sociale duke qene se nuk kane fituar asnje ndeshje te madhe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit