Misteri më i madh i pasurisë së Maradonës; dy kasafortat që la në Dubai

26 Janar 2021
12:49
Alfred Lleshi
back button

Dy muaj pas vdekjes së Diego Armando Maradonës, shumë mistere mbeten të pazgjidhura. Lufta për trashëgiminë e tij midis ish-gruas (Claudia Villafañe), fëmijëve të njohur (Dalma, Gianinna, Diego, Jana dhe Diego Fernando), atyre që luftojnë për t’u njohur, anëtarëve të familjes dhe rrethit të tyre më afërt është bërë skena më e nxehtë.

Diego nuk la, për sa dihet, ndonjë testament dhe vlera monetare, ndaj natyra e pasurisë së tij është e tillë, shumë e vështirë për t’u llogaritur. Madje, duket e pamundur për t’u kalkuluar, sepse la prona dhe pasuri në shumë pjesë të botës. Repertori është i larmishëm: nga “tanku amfib” Comer (60.000 euro) dhe unaza me diamante (300.000 euro), që i dhanë në kohën e tij si president te Dinamo Brest, te një Roll Royce Ghost (300.000 euro), duke kaluar te fabrikat e drithërave dhe makaronave në Venezuelë, ose pesë shtëpitë që la në Argjentinë.

Sidoqoftë, “Celebrity Net Worth” i vlerësoi të gjitha me 75 milionë dollarë. Sekreti i madh qëndron, në çdo rast, në atë që përmbajnë dy kasafortat, që Maradona i la në Dubai… dhe janë ende në Emiratet e Bashkuara Arabe. Përmbajtja e saj, sot është një enigmë edhe për mjedisin më të afërt të legjendës së futbollit.

“Këto janë gjëra që Diego i mbajti për vete. Mund të jenë dirhemë (monedha e Emirateve), orë, dollarë ose asgjë. Kutitë qëndruan atje dhe ato nuk u hapën më për më shumë se dy vjet”, – thotë një burim intim i Maradonës për “Infobae”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit