Misteri Milan, çfarë do të ndodhë me Piolin dhe çështjen Rangnick?

29 Mars 2020
9:51
back button

E ardhmja e Milanit dhe se çfarë do të ndodhë me kuqezinjtë sezonin e ardhshëm, duket një mister i plotë. Fillimisht, u largua Boban, i cili la klubin pas deklaratave të bëra në një intervistë, ku shprehej se klubi kishte arritur marrëveshjen me Rangnick, pa dijeninë e tij.

Pas këtyre deklaratave dhe largimit, pritej që Rangnick të ishte çështje e zgjidhur, por nuk ka rezultuar kështu, pasi emri i gjermanit sa vjen edhe më pak lakohet në “San Siro”. Tashmë, pozitat e Piolit po forcohen nga dita në ditë dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, nuk përjashtohet skenari që italiani të qëndrojë në krye të Milanit.

Mister i plotë kuqezi! Vetëm ky emër mund të përshtatet, nëse i shtojmë edhe faktin që edhe e ardhmja e Paolo Maldinit është në pikëpyetje, pasi legjenda mund të ketë të njëjtin fat si Boban. Tashmë, duhet të presim verën për të shuar pikëpyetjet dhe për të zgjudhur misterin me emrin Milan.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit