Misteri “Salah”: Liverpool në ankth për yllin e ekipit përpara Champions!

15 Nëntor 2019
12:23
back button

Nuk bëhen ende me dije kohët e rikuperimit në kavilje pas dëmtimit që Mohamed Salah pësoi. Sulmuesi i Liverpool la grumbullimin e Egjiptit me një fashaturë në këmbën e majtë. Problemet lidhen me 5 tetorin e shkuar, gjatë ndeshjes së luajtur me Leicester. Më 27 nëntor, kujtojmë, Liverpool do të luajë ndaj Napolit një ndeshje të rëndësishme për fatet e Champions League.Salah ka luajtur 11 ndeshje në kampionat dhe ka realizuar 6 gola (i fundit ndaj Manchester City). Sakaq, në Champions League ka luajtur 4 ndeshje dhe ka realizuar 3 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit