“Mjaft me dhurata”, Thiago Silva kritikon Chelsea-n: E kam të vështirë t’i shpjegoj ato dy gola (Video)

5 Dhjetor 2021
11:17
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Chelsea-t, Thiago Silva, ka kritikuar skuadrën e tij pas humbjes së pësua rnë kampionat kundër West Ham.

“Normalisht, duhej të kishte qenë një barazim”, ka thënë braziliani për aqen zyrtare të klubit.

“West Ham nuk krijoi shumë raste, ne i dhuruam dy gola. Duhet të jemi më të kujdesshëm sepse prej dy ose tri ndeshjesh i kemi dhuruar kundërshtarit një gol.

“Goli i parë dhe i tretë janë pak të vështirë të shpjegohen. Nuk mendoj se i treti ishte një gjuajtje në portë, besoj se ishte një krosim dhe topi shkoi në rrjetë.

“Është hera e parë në këtë sezon që kemi pësuar tre gola në të njëjtën ndeshje. Premier League nuk është e vështirë vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Është kampionati më intensiv në Europë.

“Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme, sepse nuk mund ta ndryshojmë atë që ka ndodhur, por mund të ndryshojmë të ardhmen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit