Mjafton një ndeshje, Partizani mund të humbasë sulmuesin

12 Korrik 2019
19:14
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Partizanit, Lucas Cardozo, mund të vazhdojë karrierën në Azerbajxhan. Futbollisti i "Demavet të kuq" po vuan në Shqipëri, pasi nuk ka minuta që prej rikthimit nga dëmtimi. 

Sajti Azerisport.com shkruan se Cardozo mund të vazhdojë karrierën në kampionatin e tyre. Ai po ndiqet nga disa skuadra në kampionatin e Azerbajxhanit. 

Disa skuadra kanë shprehur interes për të, por nuk bëhen të ditur emrat. Në rast se gjendet gjuha e përbashkët, sulmuesi do të largohet nga të kuqtë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit