Mjafton një telefonatë, trajneri i njohur bind Muriqin

7 Korrik 2020
16:23
Eraldo Harlicaj
back button

Slaven Bilic kërkon që të marrë sulmuesin Vedat Muriqi tek ekipi i tij i West Bromwich Albion. Trajneri kroat ka biseduar me sulmuesin shqiptar dhe i ka kërkuar që t’i bashkohet atij që me shumë mundësi do të luajë në Premier League sezonin e ardhshëm.

“Jam duke pritur për ty Muriqi. Ti je shumë i mirë si sulmues dhe të kam ndjekur prej kohësh. Dua që ti të luash për WBA sezonin e ardhshëm, këtu yjet shkëlqejnë”.

Shqiptari i Kosovës është dakord që diçka e tillë të ndodhë dhe lëvizja të kryhet. Ai i ka thënë: “Është kënaqësi që të punoj me ty. Tani duhet të merresh me Fenerbahçen. Do të më pëlqente të luaja në Angli”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit