Mjekët e Maradonës nën akuzë: Po ta shtronin në siptal nuk do të vdiste

1 Maj 2021
9:23
Alfred Lleshi
back button

“Sjellje joadekuate, e pamatur dhe e mangët”. Ky është një nga përfundimet e komisionit ndërdisiplinor, të ngritur nga Prokurori i Përgjithshëm i San Isidro për të hedhur dritë mbi vdekjen e Diego Armando Maradonës, e cila ndodhi më 25 nëntor 2020, në moshën 60 vjeç, për shkak të një arresti kardiak. Maradona, siç dëshmohet nga dokumenti i botuar në shtypin argjentinas, “do të kishte shans më të mirë për të mbijetuar, nëse do të ishte shtruar në një qendër shëndetësore multidisiplinare”.

HETIMET – Prokurori ka ngritur një komision ndërdisiplinor për të kuptuar nëse do të kishte qenë e mundur të shmangej vdekja e Maradonës. Puna, e cila filloi në 8 mars, prodhoi një dokument me 70 faqe, i përbërë nga 13 pika, dërguar Prokurorit të Përgjithshëm të San Isidro, John Broyad. Janë shtatë persona, pozicioni i të cilëve është rënduar penalisht pas vdekjes së “Pibe de Oro”. Në krye të dosjes janë emrat e neurokirurgut Leopoldo Luque dhe psikiatrit Agustina Cosachov, mjekëve që mjekuan ish-futbollistin e famshëm. Pesë punonjësit e tjerë shëndetësorë të akuzuar janë psikologu Carlos Daniel “Charly” Diaz, infermieret Dahiana Gisela Madrid dhe Ricardo Omar Almiron, mjeku që koordinoi shtrimin në spital për “Swiss Medical”, Nancy Forlini dhe infermieri që kishte një rol koordinatori, Mariano Perroni.

ILAÇI – Dokumenti shpjegon se si Maradona “ishte një pacient kompleks, me patologji të shumëfishta dhe pa aftësi të plota mendore në kohën e daljes nga spitali i fundit”. Sipas ekspertëve, “shenjat e rrezikshme për jetën, të paraqitura nga pacienti, u injoruan ndërsa Maradona nuk ishte i garantuar për kontrollet dhe ndihmën korrekte nga pikëpamja mjekësore, infermierore dhe terapeutike me kalimin e kohës”. Maradonës iu dha gjithashtu “një ilaç që është kundërindikues te pacientët me sëmundje të zemrës. Nuk mund të përjashtohet, – shpjegon dokumenti, – që ilaçi të ketë pasur ndikim në fundin fatal”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit