Mjekët ia ndalojnë Fergusonit ndeshjet e Manchester United

13 Dhjetor 2018
15:57
Alfred Lleshi
back button

Sir Alex Ferguson e humbi ndeshjen e Premier League, të Manchester United kundër Fulham, pas këshillës së mjekëve të tij. Pra, nuk e shikoi dot atë, i detyruar. Skocezi, i cili është duke u kthyer në shëndet të plotë, pas operacionit në kokë për hemorragji cerebrale në maj, kishte marrë pjesë në secilën nga tri ndeshjet e mëparshme të “Djajve të Kuq”, në hapësirën e vetëm nëntë ditëve, përfshirë edhe udhëtimin e vështirë për të, që t'i shihte kundër Southampton, në bregdetin e jugut.

Ai ishte, gjithashtu, i pranishëm në “Old Trafford” për fitoren e Ligës së Kampionëve kundër Young Boys, si dhe në barazimin 2-2 me Arsenalin. I shqetësuar nga ky orar i ethshëm futbollistik, ish-trajneri i Manchester United pranoi këshillat mjekësore për të pushuar.

Duke folur për “The Sun”, një burim nga “Old Trafford” tha: “Sir Alex nuk ishte kësaj here, pasi ishte pajtuar me këshillat e mjekëve. Ata i kanë kërkuar të mos e mbingarkojë veten me shumë gjëra, aq më tepër ku bëhet fjalë për emocionet futbolistike. Mjekët ishin të shqetësuar, pasi e kishin parë në stadium.

 Ata e kuptuan se Ferguson kishte qenë në tri ndeshje në vetëm nëntë ditë, duke përfshirë udhëtimin e gjatë në Southampton. Kjo përbënte rrezik për shëndetin e tij. Sir Alex e mori dhe e pranoi këshillën në stilin e tij të paimitueshëm, duke rënë dakord për këtë!"

Mungesa e tij në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, të mërkurën mbrëma, ndaj Valencias, ishte ndoshta vendimi më i mirë, pasi Manchester United bëri një tjetër paraqitje zhgënjyese.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit